KRU “Prishtina”: Fushë Kosova do të jetë për një orë pa ujë

kru prishtina

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se Fushë Kosova do të jetë për një orë pa furnizim me ujë.

KRU “Prishtina” tha se mungesa e ujit për një orë është si shkak i një rrjedhjeje në gypin me diametër 400 milimetër.

“Për shkak të një rrjedhjeje në gypin Ø400 mm, është e nevojshme të ndërpritet për një orë furnizimi me ujë nga fabrika Shkabaj përmes gypit Ø630 mm qe furnizon qytetin e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Kjo kompani tutje u shpreh se shpreson që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt në mënyrë që të rikthehe furnizimi me ujë në Fushë Kosovë.

The post KRU “Prishtina”: Fushë Kosova do të jetë për një orë pa ujë appeared first on Klan Kosova.