Sunday, March 22, 2026
spot_img
HomeLajmeKRU Prishtina bën thirrje për kursim të ujit në Ditën Botërore të...

KRU Prishtina bën thirrje për kursim të ujit në Ditën Botërore të Ujit

Me rastin e 22 marsit, Ditës Botërore të Ujit, KRU Prishtina ka bërë thirrje për përdorim më të përgjegjshëm të ujit dhe ndërgjegjësim mbi rëndësinë e këtij burimi jetik.

Sipas kompanisë, uji është një pasuri që duhet ruajtur me kujdes dhe përdorur me përgjegjësi nga të gjithë qytetarët, pasi është thelbësor për jetën, shëndetin dhe zhvillimin e shoqërisë.

KRU Prishtina bën thirrje për kursim të ujit në përdorimin e përditshëm dhe për edukimin e komunitetit mbi menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.

Dita Botërore e Ujit, e shënuar çdo vit më 22 mars, synon të rrisë ndërgjegjësimin global mbi rëndësinë e ujit të pijshëm dhe sanitacionit të sigurt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT