E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKRU “Mitrovica” njofton se furnizimi me ujë është kthyer në gjendje normale

KRU “Mitrovica” njofton se furnizimi me ujë është kthyer në gjendje normale

Kompania rajonale ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se impiantet për trajtimin e ujit në Shipol dhe Balinc janë duke punuar me kapacitet normal të trajtimit të ujit, duke shtuar se shpërndarja dhe furnizimi i ujit janë stabilizuar dhe kthyer në gjendjen normale të furnizimit, transmeton KosovaPost.

Tutje, KRU “Mitrovica” thotë se tani pritet vetëm që uji i pijes të arrijë te konsumatorët.

“Tani pritet që uji i pijes të arrije edhe tek konsumatorët tjerë të cilëve u rekomandojë që në rast se uji u vjen i turbullt, ta lënë rubinetën hapur për disa çaste derisa uji të kthjellohet. Kjo gjendje e ujit vjen si pasojë e gypave të vjetruar të cilët me kohë krijojnë një masë korozive dhe rrjedhjeve të mundshme në pusetat e ujëmatësve me ç’rast vakumi që krijohet me ardhjen e ujit, e bartë ujin e papastër deri në rubinetat tuaj”, thuhet në njoftim.

“Nga ana tjetër u sigurojmë se Impiantet tona asnjëherë nuk lëshojnë në rrjetin e furnizimit ujin i cili nuk i plotëson standardet e ujit për konsum human, gjë që gjithmonë vërtetohet në bazë të analizave fiziko – kimike dhe bakteriologjike”.

Situata me ujë është vështirësuar në disa zona të Kosovës, pas sulmit terrorist më 29 nëntor në Ibër Lepenc.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT