KRU Mitrovica njofton për punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

KRU Mitrovica njofton për punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

KRU Mitrovica informon konsumatorët se gjatë ditëve në vijim do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave përreth, përcjell Telegrafi.

Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në:


  • Rruga “Isa Boletini” – ura kryesore
  • Rruga “Bislim Bajgora”
  • Rruga “Sami Gashi”
  • Rruga “Hoxhë Hasan Tahsini”
  • Fshati Shupkofc

Punimet në rrjetin e kanalizimit do të zhvillohen në:

  • Rruga “Hoxhë Hasan Tahsini”
  • Rruga “Selaniku”
  • Rruga “Rifat Tahiri”
  • Rruga “Xhevat Isufi”

KRU Mitrovica paralajmëron se gjatë kohës së punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ndodhin ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat përkatëse. /Telegrafi/