KRU Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione të qytetit dhe rrethinave përkatëse.
Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të kryhen në:
Rruga “Gjergj Fishta”;
Rruga “Sami Beqiri”;
Rruga “Sami Gashi”;
Rruga “Shala”;
Fshati Frashër.
Lagjja “Kodra e Minatorëve”
Zveçan
Punimet në rrjetin e kanalizimit do të zhvillohen në:
Rruga “Besim Nuka”;
Rruga “Adem Voca”;
Rruga “Martirët e Vinarcit”;
Fshati Vërnicë.
Gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit, është e mundur që të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat përkatëse.
KRU Mitrovica u bën thirrje konsumatorëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kryerjes së këtyre punimeve. /Telegrafi/