E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeKriza në vend, Presidentja do t'i ftojë në takim liderët e partive...

Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike – Klan Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.

“Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, deklaroi ai për Klankosova.tv.

Kupina theksoi se nëse paraqitet nevoja, shefja e shtetit mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.

Derisa dje për të 38-ten herën ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

As pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk u arrit zgjedhje e kryetarit dhe kryesisë së Parlamentit./ Klankosova.tv.

The post Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT