E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizKriza në Ortopedi: Dështon oferta, QKUK s’i josh anesteziologët (VIDEO)

Kriza në Ortopedi: Dështon oferta, QKUK s’i josh anesteziologët (VIDEO)

Asnjë anesteziolog nuk ka aplikuar në procedurën e rregullt të prokurimit të Qendrës Klinike Universitare për t’u angazhuar në Ortopedi dhe atë vetëm për listën e pritjes në këtë klinikë.

Pra, tenderi që u hap për blerjen e shërbimeve të anestezionit, dështoi në mungesë të interesimit, raporton Klan Kosova.

“Në mënyrë që të funksionalizohet edhe një sallë operative dhe të ulet lista e pritjes, QKUK ka hapur procedurë të rregullt të prokurimit për lidhje të kontratës për ofrim të shërbimeve të anestezionit. Aty kanë pasur mundësi të aplikojnë anesteziologët e pensionuar siç e parasheh edhe legjislacioni në fuqi. Përkundër kësaj, asnjë nga ta nuk ka shprehur interesim për lidhje të kontratës”, treguan nga zyra e drejtorit të QKUK-së.

Thirrja ishte paraparë për vetëm një specialist të anestezionit me kontratë dyvjeçare dhe me pagesë prej 32 mijë eurosh në vit, e me një plan pune të veprimit.

E në bazë të raportimit paraprak të Klan Kosovës lidhur me këtë temë, drejtuesi i ortopedisë Xhavit Gashi, kishte treguar për specifikat e këtij tenderi që planifikohej të kryheshin 2 intervenime në ditë, 10 në javë dhe 400 brenda vitit. Gjithsejtë 800 operacione brenda 2 vitesh.

Ndërkaq nga përditësimi i fundit janë mbi 900 pacientë në pritje për operacion të ligamenteve dhe vendosje të protezave në gju dhe kërdhokull.

Televizioni kishte raportuar edhe më parë për pritjet e gjata prej vjetësh të këtyre pacientëve, derisa operimet e tilla në sektorin privat kapin shumat nga 6 mijë deri në 12 mijë euro.

Ky institucion terciar shëndetësor për herë të parë e ka iniciuar këtë praktikë për blerjen e shërbimeve specialistike deficitare. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT