E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeKritika nga OEAK: Qeveria i “sëmuri” bizneset financiarisht (VIDEO)

Kritika nga OEAK: Qeveria i “sëmuri” bizneset financiarisht (VIDEO)

Nyja e Kuvendit që nuk arriti të zgjidhet as pas 54 tentimeve, e ngufati edhe ekonominë.

Për këtë çështje Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë  organizoi të premten diskutimin me temën “Vakumi i zgjatur institucional: Kostoja dhe pasojat për ekonominë”.

Këtu u ngritën shqetësime të mëdha se si kriza politike në vend ka krijuar pasiguri të thellë për komunitetin e biznesit, si dhe ka ndikuar në rënien e likuiditetit të institucioneve financiare.

Në këtë situatë thonë se nuk mund të këtë as përparim.

Punë s’po bëhet për ta rritur as eksportin.

Sipas avokatit, Florin Lata edhe besimi në institucione nuk ka qenë asnjëherë më i ulët edhe për shkak të krizës politike.

Bizneset janë ngarkuar këtë vit edhe me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për liberalizim të tregut.

Të njëjtat vazhdimisht kanë protestuar në Prishtinë për të kundërshtuar këtë vendim.

The post Kritika nga OEAK: Qeveria i “sëmuri” bizneset financiarisht (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT