Futbollisti shqiptar, Kristian Shpendi, e ka mbyllur para kohe këtë vit kalendarik për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundjavës në Serinë B ndaj Kozencës.
Shpendi ka shënuar 10 gola në këtë edicion me klubin e tij në Serinë B, doli i përlotur nga fusha e lojës pas një dëmtimi në këmbë.
Sipas mediave italiane, ekzaminimet e para shmangën më të keqën, pasi u konstatua se nuk kishte frakturë në këmbën e majtë për sulmuesin shqiptar.
Por, testet kanë konfirmuar se ai ka një dëmtim të muskulit të tibies së majtë.
Kjo u konfirmua edhe nga ekipi i Cezenës, ku luan sulmuesi shqiptar.
“Gjendja e sulmuesit bardhezi, i cili që nga nesër do të nisë rrugëtimin e rehabilitimit, do të jetë objekt i vlerësimeve të reja gjatë javëve të ardhshme nga stafi mjekësor i klubit”, thuhet në njoftimin e Cezenës transmeton Klankosova.tv
Skuadra italiane, bëri të qartë se lojtari do të rrijë disa javë larg fushave të lojës.
Tutje, mediat raportojnë se një rikthim i mundshëm i tij, pritet në gjysmën e dytë të janarit, nëse gjërat do të shkojnë ashtu siç duhet gjatë riaftësimit të futbollistit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>