Sunday, April 12, 2026
spot_img
HomeLajme“Krishti u ngjall”, dronët ndriçojnë qiellin e Dhërmiut për Pashkët ortodokse

“Krishti u ngjall”, dronët ndriçojnë qiellin e Dhërmiut për Pashkët ortodokse

Në kishën e Shën Harallambit në Dhërmi është mbajtur mesha solemne për Ringjalljen e Krishtit, në kuadër të festimeve të Pashkëve ortodokse.

Qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në ceremoninë festive, duke përcjellë urime dhe duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në fshat.

Në mesnatë, thirrja tradicionale “Krishti u ngjall” është shoqëruar me fishekzjarrë dhe një spektakël me dronë mbi qiellin e Dhërmiut, që solli një risi moderne në festimet e këtij viti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT