E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbiz“Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, përçarje dhe tensione pas nominimeve -...

“Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, përçarje dhe tensione pas nominimeve – Telegrafi

Në spektaklin e kaluar, opinionistët Arbër Hajdari dhe Neda Balluku vendosën se cilët banorë do të shkonin në nominim.

Ndërkohë, vetë banorët u detyruan të zgjedhin mes grupit të tyre se kush ishte më i rrezikuar, duke çuar në një përballje kokë më kokë mes Livias dhe Loredanës.

Zgjedhja e Rozanës, Gjestit dhe Eglit për të nominuar Livian ka shkaktuar përçarje brenda grupit të tyre, duke nxitur debate të ashpra dhe emocione të forta.

Gjatë spektaklit të së shtunës, situata u komentua kështu: Livia, e prekur nga klipi i shfaqur, tha: “Kam ngelur keq dhe për Gjestin, sepse ai ka përmendur emrin pa u mbyllur televotimi. Në fund tha prapë Livia. Në fund të Prime-t, kur ne flasim dhe ai thotë që nuk kemi afrimitet, unë e pranoj. Nuk dua të merret për keq, por edhe motra tha që unë jam kujdesur për Gjestin. Gjithsesi ai ma tha këtë dhe është ‘ok’. Më pas Egli, e cila kur tha emrin tim, është ndikuar nga ajo që tha Gjesti. Është shumë e qartë kur ti ndjek Gjestin. Për Rozanën nuk e mendoj. Shoh një aleancë që janë tre vetë. Nuk janë ndikuar nga Gjesti. Akoma nuk kam një përgjigje nga ana e Rozanës. Është ajo kur unë nuk ndihesha mirë, ishte ajo që nuk donte të fliste me mua. U bë viktimë Rozana, ndërkohë që viktima isha unë. Kam kaluar disa nominime, kam kaluar disa situata. Por nominimi i fundit, që unë nuk isha as protagoniste atë javë… Kur një prej protagonisteve atë javë doli dhe unë jo, atëherë unë nuk isha dhe aq e rrezikuar”.

Rozana, nga ana tjetër, u shpreh e zhgënjyer nga akuzat e Livias: “Unë e kam treguar me vepra dashurinë dhe mbështetjen time për të. Gjithmonë e kam mbrojtur në debate, madje pa ma kërkuar as ajo vetë. Pas debatit të saj me G Banin, Livia më kërkoi që të mos ndërhyja më, dhe e kam respektuar atë dëshirë. Por, tani ajo po më akuzon për protagonizëm në situatat e saj. Kur e mbrojta, më kritikuan pse po e mbroj. Kur nuk e mbrojta, më kritikuan pse nuk po e mbroj. Në nominim, unë thjesht dhashë mendimin tim se Livia ishte më e rrezikuar”.

Kjo situatë ka krijuar një çarje të dukshme në aleanca, duke nxitur tensione që duket se do të ndikojnë ndjeshëm në lojën e mëtejshme brenda shtëpisë. /Telegrafi/

window.fbAsyncInit = function() {
FB.init({
appId: ‘220167648175857’,
xfbml: true,
status: true,
version: ‘v2.10’
});
FB.AppEvents.logPageView();
};
(function(d, s, id) {
var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0];
if (d.getElementById(id)) {
return;
}
js = d.createElement(s);
js.id = id;
js.src = “https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js”;
fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);
}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ? n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’, ‘//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘260833360772983’);
fbq(‘track’, “PageView”);
//www.instagram.com/embed.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498