Kris Jenner është rikthyer sërish te prerja e saj e njohur pixie, duke u kujdesur për pamjen me stilistin e famshëm të flokëve, Chris Appleton.
69-vjeçarja, e cila kohët e fundit kishte provuar një model më të gjatë dhe ngjyrë bionde, vendosi të kthehet në stilin që e ka bërë të dallueshme për dekada.
Në një video të ndarë nga Appleton në Instagram, matriarkja e familjes Kardashian-Jenner shihej duke i rikthyer flokët e shkurtër me shkëlqimin e saj karakteristik, e veshur me një fustan të bardhë dhe me buzëkuq të kuq të ndezur, shkruan DailyMail.
Vetëm pak ditë më parë, Kris kishte mahnitur fansat me një ndryshim të guximshëm kur u shfaq bionde për herë të parë pas shumë vitesh.
Ndryshimi u bë viral në rrjete sociale, me shumë ndjekës që vunë re se vajza e saj Kim Kardashian kishte “vjedhur” më parë stilin e nënës gjatë Javës së Modës në Paris, duke debutuar edhe ajo me një prerje pixie ngjyrë kafe të errët.
Fansat komentuan me humor ngjashmërinë e tyre, ndërsa Kris iu bashkua argëtimit duke reaguar me një GIF të vetes.
Pas disa eksperimenteve me ngjyra dhe gjatësi të ndryshme, duket se Kris Jenner ka gjetur sërish identitetin e saj të preferuar, prerjen klasike pixie që është kthyer në simbolin e saj të pamjes. /Telegrafi/

