Ardian Arifaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçit sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova foli në lidhje me krijimin e një mekanizmi mbikëqyrës për Gjykatën Speciale.
Ai u shpreh se nuk është vonë për një gjë të tillë, por shtoi se Kuvendi është mbikëqyrësi më i mirë dhe siç u shpreh ai, adresa më e duhur.
“Mbikëqyrësi më i mirë do të kishte qenë Kuvendi i Kosovës dhe adresa më e duhur është Kuvendi i Kosovës, sepse Dhomat e Specializuara janë themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës si krijues duhet të kërkojë llogari, raport nga vet Dhomat e Specializuara për atë se kah po shkon ky proces, si po trajtohen njerëzit që po mbahen atje, pse po zgjat kaq shumë ky proces, pse nuk po prodhohen faktet, pse ka devijuar nga synimi parësor që e kishte?”
“Vonë nuk është, është vonë për ata që i kanë mbajtur pesë vjet atje, ato pesë vjet nuk paguhen, e ka thënë edhe vet presidenti Thaçi, në intervistën që e ka pasur me Adriatik Kelmendin, këtu në Klan Kosova, por së paku për vet procesin dhe për përfundimin, nuk është vonë asnjëherë, që të kthehet vëmendja tek ky proces”.
“Shqetësuese është që po vonohet konstituimi i Kuvendit dhe ajo që është edhe më shqetësuese është që në Kuvendin e kaluar ka munguar vullneti i sinqertë i partive politike, disa partive politike që të merren seriozisht me këtë”, tha tutje Arifaj./Klankosova.tv
The post Krijimi i mekanizmit mbikëqyrës për Specialen, Arifaj: S’është vonë, por Kuvendi është adresa e duhur appeared first on Klan Kosova.