Kreu i NATO-s tallet me Kremlinin: Ariu nuk ka pse të thotë se është ari

A shihni vija të drejta apo të lakuara në imazh?

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ironizoi mesazhet e Moskës, pas përgjigjes së Kremlinit ndaj deklaratës së presidentit amerikan, Donald Trump se Rusia është “tigër prej letre”.

“Ai që është ari, nuk ka pse të theksojë se është ari – do ta kuptojnë të gjithë vetë. Kjo tregon shumë dobësi nga ana ruse. Është e qartë që presidenti Trump e goditi në pikë”, tha Rutte për Fox News.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov më parë reagoi ndaj fjalëve të Trumpit duke thënë se Rusia është ari, jo tigër, dhe se “nuk ekziston ari prej letre”.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Ai komentoi edhe pretendimin e Trumpit se Ukraina mund të rikthejë të gjithë territorin e okupuar, duke thënë që forcat ruse po përparojnë në të gjitha frontet në Ukrainë dhe se dinamika e luftës është e dukshme.

Gjithashtu, ai tha se një takim midis presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelenskyt pa përgatitje adekuate do të ishte një shfaqje propagandistike me fat të parakohshëm dështimi.

Ndryshe, Trump tha se vendet anëtare të NATO-s duhet të rrëzojnë aeroplanët rusë që shkelin hapësirën e tyre ajrore.

Ai gjithashtu u shpreh se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, është në gjendje të rikthejë të gjithë territorin që Rusia ka marrë prej fillimit të pushtimit, me kohë, durim dhe ndihmë financiare. Trump tha se Rusia ka probleme ekonomike dhe se ky është momenti që të veprojë Ukraina. /Telegrafi/