Lideri i demokratëve në Senatin amerikan, Chuck Schumer, ka sulmuar ashpër presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke e cilësuar atë si “një të çmendur të paekuilibruar”.
“Gëzuar Pashkët, Amerikë. Ndërsa shkoni në kishë dhe festoni me miq e familjarë, presidenti i Shteteve të Bashkuara deliron si një i çmendur i paekuilibruar në rrjetet sociale”, shkruan Schumer në një postim në rrjetin social X.
Senatori nga Nju Jorku shton se Trump “po kërcënon me krime të mundshme lufte dhe po largon aleatët. Kjo është ajo që ai është, por nuk është ajo që jemi ne. Vendi ynë meriton shumë më mirë”.
Schumer ka bashkëngjitur edhe një foto të postimit të Trump, ku ky i fundit kërcënon se mund të godasë centrale elektrike dhe ura në Iran, nëse Teherani nuk nënshkruan një marrëveshje ose nuk hap ngushticën e Strait of Hormuz.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


