E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeKremlini refuzon për të tretën ditë nëse Putini do të takohet me...

Kremlini refuzon për të tretën ditë nëse Putini do të takohet me Zelenskyn në Turqi

Për të tretën ditë radhazi, Kremlini ka refuzuar të sqarojë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në bisedimet e mundshme të paqes që pritet të mbahen të enjten në Stamboll.

Presioni ndërkombëtar për një takim të drejtpërdrejtë mes Putinit dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, është rritur ndjeshëm ditët e fundit, por Moska vazhdon të mbajë qëndrim të paqartë lidhur me pjesëmarrjen e saj.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot nga Moska se nuk ka ende një vendim për përbërjen e delegacionit rus.

“Pasi të merrte dhëzimet përkatëse nga presidenti. Deri më tani, asnjë udhëzim i tillë nuk është dhënë,” ka thënë Peskov.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar publikisht Putinin me një takim në Turqi, pas thirrjes së papritur të liderit rus të dielën mbrëma për negociata direkte Rusi-Ukrainë në Stamboll.

Zelensky është shprehur se do të udhëtojë të enjten në Turqi, pa marrë parasysh nëse Putini do të jetë apo jo prezent, por ka bërë të qartë se nuk do të ulet në tryezë për negociata përveç nëse përballë ka vetë presidentin rus.

“Do të ulem në tryezë vetëm nëse përballë meje është Putini”, ka deklaruar ai.

Në lidhje me përbërjen e delegacionit rus, kryetari i Komitetit për Punë Ndërkombëtare në Dumën Ruse, Leonid Slutsky, ka lënë të kuptohet se detajet do të bëhen publike së shpejti.

“Për Stambollin, nuk do të them asgjë, ju do të dini gjithçka në mbrëmje,” është shprehur Slutsky, duke shtuar se një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve “të gjithë për të gjithë” mund të jetë pjesë e tryezës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT