E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeKremlini i kënaqur me qëndrimin e Trumpit për përjashtimin e Ukrainës nga...

Kremlini i kënaqur me qëndrimin e Trumpit për përjashtimin e Ukrainës nga NATOSinjali

Kremlini të hënën ka deklaruar se qëndrimi i administratës së presidentit amerikan Donald Trump për përjashtimin e mundësisë së anëtarësimit të Ukrainës në NATO, është i kënaqshëm për Moskën. Por, nuk komentoi mbi shpresat e Trumpit për një marrëveshje paqeje këtë javë.

Emisari i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, gjenerali Keith Kellogg të dielën ka thënë se anëtarësimi në aleancën në NATO ishte “jashtë tavolinës” për Ukrainën. Trumpi ka thënë se mbështetja e mëparshme e SHBA-së për këtë ishte shkaku i luftës.

“Ne kemi dëgjuar nga Washingtoni në nivele të ndryshme se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i përjashtuar”,  u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Sigurisht, kjo është diçka e kënaqshme dhe përkon me pozicionin tonë”, raporton Reuters.

Anëtarësimi ukrainas në aleancën e udhëhequr nga SHBA-ja do të kërcënonte interesat ruse, shtoi Peskov.

“Dhe, në fakt, ky është një nga shkaqet kryesore të këtij konflikti”. 

Presidenti rus Vladimir Putin e konsideron luftën si një moment vendimtar në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin, për të cilin ai thotë se e poshtëroi Rusinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, duke zgjeruar NATO-n dhe duke shkelur atë që ai e konsideron sferën e ndikimit të Moskës.

Në samitin e Bukureshtit të vitit 2008, udhëheqësit e NATO-s ranë dakord që Ukraina dhe Gjeorgjia një ditë do të bëheshin anëtarë. Ukraina në vitin 2019 ndryshoi Kushtetutën e saj duke u angazhuar në rrugën e anëtarësimit të plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT