Kremlini hedh poshtë pretendimet e Trumpit për ‘komplot’: S’ka plane kundër SHBA-së

news image

Një ndihmës presidencial rus ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, se Vladimir Putin, Kim Jong Un dhe Xi Jinping po bëjnë plane kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Teksa mëngjesin e së mërkurës në Pekin u mbajt parada ushtarake e Kinës, Trumpi ka postuar në platformën e tij, Truth Social, duke sugjeruar se liderët lindorë të mbledhur aty po organizojnë komplot kundër SHBA-së.

“Presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm i Kinës paçin një ditë të madhe dhe të qëndrueshme feste. Ju lutem dërgojini përshëndetjet e mia më të ngrohta Vladimir Putinit dhe Kim Jong Unit, teksa bëjnë plane kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”, ka shkruar Trumpi.

Ndërsa ndihmësi presidencial i Putinit, Dmitry Ushakov, ka deklaruar për reagimin e Trumpit: “Dua të them se nuk janë organizuar komplote, askush nuk ka bërë plane kundër, asnjë komplot, dhe për më tepër, asnjë nga këta tre udhëheqës nuk ka menduar fare për të tilla mendime”.

Ai ka shtuar gjithashtu: “Për më tepër, mund të them se të gjithë e kuptojnë rolin që luajnë Shtetet e Bashkuara, administrata aktuale e presidentit Trump dhe presidenti Trump personalisht në dinamikën aktuale ndërkombëtare”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/