E premte, 9 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeKremlini feston, Evropa përgatit drejtësinë – BE nis gjykimin për krime lufte...

Kremlini feston, Evropa përgatit drejtësinë – BE nis gjykimin për krime lufte në Ukrainë

Teksa në Kremlin mbahej parada tradicionale për Ditën e Fitores, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian zhvilluan një takim në Lviv të Ukrainës, ku riafirmuan përkrahjen e vazhdueshme për Kievin dhe miratuan krijimin e një gjykate për të ndjekur penalisht liderët rusë për agresionin ndaj Ukrainës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ne po festojmë së bashku Ditën e Evropës, ndërsa një paradë po zhvillohet në Kremlin. Dhe Putin – ai mund ta konsiderojë veten të ashtuquajturin fitues, por nuk ka të drejtë të monopolizojë fitoren”, ka deklaruar ministri i jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha.

Në takimin ku morën pjesë përfaqësues nga vendet anëtare të BE-së, vendet kandidate dhe Britania, u dërgua një sinjal i qartë solidariteti përballë pushtimit rus.

Sipas AFP-së, BE-ja është zotuar të ndihmojë Ukrainën me një miliard euro, të cilat do të ndahen nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse, për të mbështetur industrinë ukrainase të armëve.

Për më tepër, aleatët perëndimorë miratuan krijimin e një gjykate speciale për të ndjekur penalisht liderët rusë për “krimin dhe agresionin kundër Ukrainës”.

“Ne mirëpresim përfundimin e punës teknike mbi projekt-instrumentet ligjore të nevojshme për të krijuar brenda kornizës së Këshillit të Evropës një Tribunal Special për Krimin e Agresionin kundër Ukrainës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të publikuar nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT