Rusia mirëpret deklaratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy se Kievi është i gatshëm të negociojë për luftën, por nuk është ende e qartë për Moskën se me kë mund të negociojë, tha Kremlini të mërkurën.
Zelensky e bëri deklaratën në një letër drejtuar presidentit amerikan Donald Trump, të cilën Trump e bëri publike të martën.
“Ukraina është e gatshme të vijë në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur për të sjellë paqen e qëndrueshme më afër. Askush nuk dëshiron paqe më shumë se ukrainasit,” tha Trumpi në një fjalim në Kongres duke cituar letrën, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>