E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeKrejt çka u gjet në veri, Hoxha: Policia shoqëroi një person

Krejt çka u gjet në veri, Hoxha: Policia shoqëroi një person

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje për armatimin e gjetur sot në Radel të Leposaviqit.

Hoxha tha se operacioni akoma po vazhdon dhe se deri më tani është shoqëruar një person që po intervistohet.

“Tani po jap listën e provave. Një pushkë, kondak pushke, 19 fishekë për pistoletë, një çantë me 49 fishekë për armë të gjatë, 1 palë dylbi për snajper, 11 fishekë për armë gjuetie, 1 çantë me 4 karikator të zbrazët, një pjesë për tytë, dhe një kuti me vaj”.

“Pajisje për pastrimin e armës, dy gazmaska, pajisje ushtarake për ushqim, çantë për ndihmë të parë, qese për pajisje dhe ndihmë të parë, dy vula, literaturë të ndryshme, çantë me dokumente, substancë të dyshuar të eksplozivit, telefona, dylbi, dy shigjeta, substancë e dyshuar e eksplozivit, thikë, karikator i zbrazët, disa çanta ushtarake, jakne me mbishkrime si dhe 31-40 uniforma ushtarake të ndryshme, ku në mesin e tyre një është e organizatës ‘Mbrojtja Civile’”, tha Hoxha, njofton Klankosova.tv.

Ndwrsa, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e jashtëzakonshme tha se policia ka gjetur dokumentacione që dëshmojnë se organizata terroriste “Mbrojtja Civile”, vazhdon të jetë aktive në territorin e Kosovës.

The post Krejt çka u gjet në veri, Hoxha: Policia shoqëroi një person appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498