Wednesday, April 8, 2026
spot_img
HomeLajmeKrejt bota zbret çmimet e naftës, Kosova jo (VIDEO)

Krejt bota zbret çmimet e naftës, Kosova jo (VIDEO)

Irani nga Kosova është mijëra kilometra larg. Por pas sulmit amerikan mbi regjimin e ajatollahëve, naftëtarët në vendin tonë rrinin si në një këmbë për të rritur çmimin e derivateve.

Por, tani që atje u arrit armëpushimi dhe ranë tensionet, çmimet e naftës në Kosovë mbetën të njëjta, raporton Klan Kosova.

Këta po kërkojnë marrëveshje më afatgjate.

Madje kur në botë nafta u lirua për 19 për qind, më 8 prill në Kosovë një litër kushtoi 1 cent më shtrenjtë se një ditë më parë.

Ministria e Tregtisë vendosi që të kontrollojë pikat shitëse të derivateve për të identifikuar shkelësit.

Mirëpo, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri këtë s’po e sheh si fort të duhur.

Ndiqeni kronikën për më shumë detaje:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT