Krasniqi: VV-ja më shumë angazhim për Rashiqin sesa për Haxhiun e Bashën

Krasniqi: VV-ja më shumë angazhim për Rashiqin sesa për Haxhiun e Bashën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së votave për nënkryetarët e propozuar nga komuniteti serb.

Krasniqi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç ka thënë ai, angazhimin e madh për votimin e përfaqësuesit  serb, Nenad Rashiq, ndërsa sipas tij, nuk ka pasur të njëjtin entuziazëm për deputetët e partisë së tij, Albulena Haxhiun dhe Dimal Bashën, transmeston Klankosova.tv.

“Ajo që vërtet më ka befasuar dhe nuk e kam pritur, është fakti se si krejt Lëvizja Vetëvendosje deri te deputeti i fundit, me kaq entuziazëm, dinamizëm dhe vullnet po angazhohen për të bërë nënkryetar një përfaqësues të komunitetit serb. Dhe nëse e krahasoj, shumë pak janë interesuar për Dimal Bashën dhe Albulena Haxhiun”,  ka deklaruar Krasniqi.

Ai tutje tha se PDK ka abstenuar nga votimi, duke e cilësuar procesin si të paqëndrueshëm nga pikëpamja kushtetuese.

“Ne abstenojmë nga votimi, sepse mënyra e votimit është jo-kushtetuese”,  ka thënë Krasniqi.

 

 

The post Krasniqi: VV-ja më shumë angazhim për Rashiqin sesa për Haxhiun e Bashën appeared first on Klan Kosova.