E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/krasniqi-vlereson-punen-e-ish-kreut-te-gjnd-se-qe-legjitimoi-shpalljen-e-pavaresise-se-kosoves/Krasniqi vlerëson punën e ish-kreut të GjND-së që legjitimoi shpalljen e pavarësisë...

https://klankosova.tv/krasniqi-vlereson-punen-e-ish-kreut-te-gjnd-se-qe-legjitimoi-shpalljen-e-pavaresise-se-kosoves/Krasniqi vlerëson punën e ish-kreut të GjND-së që legjitimoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës – Klan Kosova

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të kësaj partie, kanë marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, me rastin e vizitës së profesorit Hisashi Owada, i cili po qëndron në Kosovë me rastin e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” nga UP.

Owadës iu dha titulli “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës për kontributin e tij akademik si dhe angazhimin në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe promovimin e paqes.

“Kryetari Krasniqi vlerësoi lartë angazhimin e profesorit Owada në shërbim të drejtësisë, duke e cilësuar atë si një personalitet të shquar me përkushtim të jashtëzakonshëm në këtë fushë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Profesori Owada ka qenë kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010, kur kjo gjykatë konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

The post Krasniqi vlerëson punën e ish-kreut të GjND-së që legjitimoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT