Krasniqi thotë se VV në Drenas mbeti në një mijë vota: Nuk diskutojmë asnjë qeverisje me Kurtin

Krasniqi thotë se VV në Drenas mbeti në një mijë vota: Nuk diskutojmë asnjë qeverisje me Kurtin

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka thënë se Vetëvendosje, u dobësua edhë më në bastionin e PDK-së, komunën e Drenasit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Siç pohoi ai, mqeë nga ky raund, Vetëvendosje humbi edhe ato 4 mijë vota sa kishte, anise ato nuk shkuan tek kandidati i tyre zyrtar, Petrit Hajdari, por tek Ramiz Lladrovci, transmeton klankosova.tv.

”Në kuptimin elektoral matematikor, Vetëvendosje ka mbetë në 1000 vota në Drenas, ka qenë 4000+. Ai numër i votave s’ka shku te Petrit Hajdari, nuk thash që kanë pasë marrëveshje ose jo, por kjo është ajo çka ka ndodhë”.

”Sa i përket Vetëvendosjes, unë asnjë lloj komunikimi nuk kam. Qytetarët e Drenasit kanë vendosë, atyre iu ka taku, normalisht që secili duhet ta respektojë këtë vendim. Vota e PDK-së, është ndarë në dysh. Transferi i votës së partive tjera, të Vetëvendosjes në këtë rast, e dha këtë rezultat”.

Ndër tjera ai përsëriti, se nuk diskuton asnjë opsion të qeverisjes me Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale, transmeton klankosova.tv.

”Nuk kam asnjë kontakt me VV-në siç e thash. Nuk pres kurrfarë kërkese por po e them kot e bëjnë kërkesën, sepse për këtë çështje as që e diskutojmë, me Albin Kurtin çfarëdo lloj qeverie, në çfarëdo lloj opsioni”.

 

 

The post Krasniqi thotë se VV në Drenas mbeti në një mijë vota: Nuk diskutojmë asnjë qeverisje me Kurtin appeared first on Klan Kosova.