Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar deklaratat e kreut të VV-së, Albin Kurti, drejt krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai u shpreh se qasje të tillë Kurti bënë për shkak të frikës, nga humbja elektorale që siç tha do ta pësojë në zgjedhjet lokale e 12 tetorit, transmeton klankosova.tv.
”Shpërfaqje e nervozizmit dhe krizës së zotrit Kurti. Ka fitu 43 mandate e s’është në gjendje ta bëjë shumicën parlamentare. Është fajtori kryesor për krizën politike”.
”Është ai që e pret me tmerr datën 12 tetor, sepse jo vetëm që do ta mundim, por do ta plandosim në kuptimin elektoral, ma zi seç ia kemi bo para katër vitesh”.
”Nuk është diçka e re, është e dhimbshme”, u shpreh ai pas përfundimit të seancës.
The post Krasniqi thotë se Kurti po e pret me tmerr 12 tetorin: Jo vetëm që do ta mundim, por do ta plandosim appeared first on Klan Kosova.