Krasniqi takon qytetarët e veriut, u prezanton kandidatët e katër komunave: Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK

Krasniqi takon qytetarët e veriut, u prezanton kandidatët e katër komunave: Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka takuar qytetarët e veriut të Kosovës, duke theksuar angazhimin e PDK-së për forcimin e përfaqësimit të shqiptarëve në këtë pjesë.

Gjatë takimit, ai ka paraqitur kandidatët e PDK-së për Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin, duke theksuar se çdo votë për partinë është një hap më afër forcimit të shtetit dhe avancimit të Kosovës, transmeton klankosova.tv.

“Bashkë për #MaMirë”, ishte mesazhi i tij për qytetarët, duke ftuar ata të mbështesin kandidaturat e PDK-së më 12 tetor.

”Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK. Dhe aty ku është PDK, ka gjithmonë shpresë, besim e forcë.
Sonte, në zemër të pjesës veriore, me katër kandidatët tanë, Izmir Zeqirin (Zubin Potok), Iliri Pecin (Zveçan), Flutura Hamzën (Mitrovicë e Veriut) dhe Shaqir Hetemin (Leposaviq), po e forcojmë përfaqësimin dhe po i japim kësaj ane zë e dinjitet.
Më 12 tetor, çdo votë për PDK 191 është një gur i fortë në themelin e Kosovës sonë. Bashkë për #MaMirë!
#PDK191”.

The post Krasniqi takon qytetarët e veriut, u prezanton kandidatët e katër komunave: Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK appeared first on Klan Kosova.