Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për ndarjen e 100 eurove për studentë, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve lokale.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, shkroi se kjo nuk është mbështetje për studentët, por përpjekje e hapur për blerje vote, raporton Klankosova.tv.
“Kryeministri në largim, i cili tashmë ka humbur çdo legjitimitet, duket se po e përjeton panikun nga humbja e madhe që e pret të dielën.Pas katër vitesh dështimesh në qeverisje dhe degradimi të sistemit arsimor, ai sot vendosi të ndajë 26 milionë euro, nga 100 euro për student, vetëm pesë ditë para zgjedhjeve. Kjo nuk është mbështetje e sinqertë për studentët, por përpjekje e hapur për blerje vote.Megjithatë, ky është një tjetër gjykim i gabuar për studentët kosovarë, sepse ata as nuk blihen e as nuk shiten”, shkroi Krasniqi.
I njëjti u bëri thirrje studentëve t’i marrin mjetet, por të dielën “ta ndëshkojnë me votë një kryeministër që ka rrezikuar të ardhmen e tyre”.
“Unë i ftoj studentët që t’i marrin ato mjete, që janë nga taksat e familjeve të tyre, por të dielën ta përdorin votën e tyre për ta ndëshkuar një kryeministër që ka rrezikuar të ardhmen e tyre dhe të shtetit”.
The post Krasniqi: Studentët nuk shiten as blihen me 100 euro, ndëshkojeni kryeministrin me votë appeared first on Klan Kosova.