Flamuj shtetëror, kombëtar e amerikan u shpërndanë nëpër ulëse.
Edhe ai i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i rregullt në tubimet zgjedhore të Partisë Demokratike. As ky i së shtunës në Gjilan nuk bën përjashtim.
Por më lartë se krejt këta, është vendosur një tjetër që para disa javësh valoi në Hagë.
Kryetari i PDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryetar komune vijnë me të njëjtën makinë.
Pasi përshëndeten me të pranishmit e zënë vend, në ekran shfaqet një video me angazhimet e Riad Rashitit si shef i degës së Partisë Demokratike për Gjilan.
Më pas nderohen edhe dy ish liderët e subjektit që lindi nga lufta, e të cilët ndodhet në Hagë.
Pasuesi i tyre në parti, Memli Krasniqi, tregoi pse më 12 tetor duhet votohet më patjetër Riad Rashiti, në Gjilan.
Si ish ministër i Sportit, kritikoi qeverinë lokale dhe atë qendrore, që mbahen nga Vetëvendosje, për mosfinalizimin e stadiumit të qytetit që ka dy ekipe futbolli në Superligë.
I preferuari i PDK për këtë komune kritikoi kryetarin aktual, Alban Hysenit, me të cilin bashkëqeverisi dy vjet, për degradim qyteti.
Për detaje, ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
The post Krasniqi si ish-ministër sporti: Turp për Hysenin, dy klube nuk kanë stadium (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.