Krasniqi: Shëndetësia në Malishevë vuan nga nepotizmi dhe korrupsioni (VIDEO)

Krasniqi: Shëndetësia në Malishevë vuan nga nepotizmi dhe korrupsioni (VIDEO)

Gëzim Krasniqi, kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli për gjendjen e sektorit të shëndetësisë në Malishevë.

Ai tha se shëndetësia në këtë komunë vuan nga nepotizmi dhe korrupsioni, përcjell Klankosova.tv.

“Shëndetësia në Malishevë vuan nga nepotizmi dhe korrupsioni, përmirësimi i kushteve teknike në Qendrat e Mjekësisë Familjare shihet vetëm si objekte tenderimi, jo funksionalizimi.

“Unë do të koncentrohem në funksionalizimin e urgjencës, furnizimin me material harxhues. Shërbimi stomatologjik që dy vjet tek ne nuk kryen ato shërbime”, u shpreh tutje ai.

The post Krasniqi: Shëndetësia në Malishevë vuan nga nepotizmi dhe korrupsioni (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.