Krasniqi: Qeveria në largim po fshehë dështimet pas Ligjit për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

Krasniqi: Qeveria në largim po fshehë dështimet pas Ligjit për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi ka reaguar për Ligjin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës, ligj të cilin sipas Krasniqit, Qeveria në detyrë po e paraqet si akt të vullnetit politik.

Krasniqi, njëherësh djali i Jakup Krasniqit i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, tha se qeveria në detyrë po zbaton një detyrim ligjor, derisa sipas tij, çdo përpjekje e këtij institucioni për ta paraqitur këtë si ndihmë të veçantë, është manipulim i qëllimshëm i opinionit publik dhe përpjekje për të mbuluar dështimet reale të qeverisjes, transmeton Klankosova.tv.

“Ligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara është miratuar më 3 gusht 2015 dhe është shpallur me Dekret Presidencial nga Presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, më 20 gusht 2015”.

“Prandaj, është e qartë se Qeveria në largim, bashkë me Ministrinë e Drejtësisë, nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon. Çdo përpjekje për ta paraqitur këtë si ndonjë akt vullneti politik apo si ndihmë të veçantë, është manipulim i qëllimshëm i opinionit publik dhe përpjekje për të mbuluar dështimet reale të qeverisjes”, ka shkruar Krasniqi.

The post Krasniqi: Qeveria në largim po fshehë dështimet pas Ligjit për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë appeared first on Klan Kosova.