Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e partisë ambasadorin e Australisë në Kosovë, Richard Rodgers.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat institucionale, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Australisë.
“Pata kënaqësinë të pres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës ambasadorin e Australisë të akredituar në Kosovë, Richard Rodgers, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për sfidat aktuale në procesin e ndërtimit institucional. Në këtë takim, theksova se PDK ka mbajtur qëndrim të përgjegjshëm dhe konstruktiv në përpjekje për të zhbllokuar institucionet dhe për të rikthyer stabilitetin politik.”, https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmemli.krasniqi%2Fposts%2Fpfbid02xJ35i61eMqu9EWYe3fvYtZd4nw7wwSmbURURP9DdPmCUHWs2KCfd8MTGEFpvW2P7l&show_text=true&width=500“>shkroi Krasniqi.
Ai shtoi se u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
“Ambasadorin Rodgers e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Australia i ka dhënë Kosovës, që nga njohja e hershme e pavarësisë e deri te angazhimi i vazhdueshëm diplomatik.”, theksoi Krasniqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!