E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeKrasniqi: PDK do shënojë rritje, partia në pushtet ushtroi presion ndaj mërgimtarëve...

Krasniqi: PDK do shënojë rritje, partia në pushtet ushtroi presion ndaj mërgimtarëve (VIDEO)

Patriot Krasniqi, kryetar i degës së PDK-së në Itali, ka thënë se rezultati i numërimit të votave në përfaqësitë diplomatike do të ndryshojë, dhe për këtë shprehet i bindur.

“Ne si parti e kemi cilësuar se vota më e sigurt është vota përmes postës, dhe jam i bindur që ky rezultat do të ndryshojë, dhe nuk është rezultat që pritet të jetë siç ka nisur”.

“Ne jemi të bindur që rezultati do të ndryshojë, sepse Partia Demokratike e Kosovës me riorganizimin që ka bërë në të gjithë mërgatën, ku ne i kemi edhe informatat nga strukturat tona, dhe ne jemi të bindur që katërfishimi i votave do të ndodh për Partinë Demokratike të Kosovës, duke pasur parasysh se herën e fundit kemi pasur 5000 vota, dhe ne si parti planifikojmë t’i kemi mbi 20 mijë vota”, tha ai në emisionin “Edicioni Special”, transmeton Klankosova.tv.

Krasniqi thotë se në votat e Italisë, 70 për qind do t’i takojnë PDK-së, duke shtuar se do të ketë deputetë nga mërgata e që janë nga radhët e PDK-së, në Kuvendin e Kosovës.

“Në Itali, jemi të bindur se mbi 70 për qind e votave do t’i takojnë Partisë Demokratike të Kosovës. Jemi të bindur po ashtu se do të dëgjohet zëri i mërgatës së PDK-së në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Tutje, kryetari i i degës së PDK-së në Itali, tha se ka pasur presion nga partia në pushtet ndaj qytetarëve të Kosovës që jetojnë në mërgatë.

“Besoj se ka qenë shumë e lehtë për mërgatën që të votojnë në konsullata dhe në ambasada, por edhe përmes postës, por partia në pushtet e ka shfrytëzuar, dhe besoj shumë që ka pasur presion të madh, nuk po mund të them manipulime, por presione dhe imponime ka pasur për qytetarët e Kosovës që jetojnë në mërgatë”.

Ai tutje shtoi se Partia Demokratike e Kosovës do të ketë rreth 27 deputetë në Kuvendin e Kosovës, teksa tha se si deputet nga mërgata e meriton të jetë Ragip Xhaka.

The post Krasniqi: PDK do shënojë rritje, partia në pushtet ushtroi presion ndaj mërgimtarëve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498