E diel, 10 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmeKrasniqi pas vrasjes së trefishtë në Gjilan: Institucionet të veprojnë shpejt

Krasniqi pas vrasjes së trefishtë në Gjilan: Institucionet të veprojnë shpejt

Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjilan, ku mbeten të vrarë tre persona.

Krasniqi tha se kjo ngjarje tragjike është dhembje e madhe për të gjithë por edhe alarm për pasigurinë që po rritet.

“Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë”.

“Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave”, shkroi Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

Gjilani sot është tronditur nga një vrasje e trefishtë në qendër të qytetit, ku policia tashmë e ka shpallur në kërkim të dyshuarin Mefail Shkodra për “vrasje të rëndë”.

The post Krasniqi pas vrasjes së trefishtë në Gjilan: Institucionet të veprojnë shpejt appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT