Thursday, February 26, 2026
spot_img
HomeLajmeKrasniqi: Partitë tentuan ta përdorin familjen Jashari si “zgjidhje të parë” për...

Krasniqi: Partitë tentuan ta përdorin familjen Jashari si “zgjidhje të parë” për presidentin (VIDEO)

Gazetari Vullnet Krasniqi ka deklaruar se partitë politike kishin synim ta shfrytëzonin emrin e familjes Jashari si opsion fillestar për postin e presidentit të Kosovës.

Deklarimin ai e bëri në emisionin “Kosova Today”, pasi një ditë më parë Bekim Jashari dhe Murat Jashari mohuan se synojnë të kandidojnë për të parin e shtetit.

 “Tashmë u bë e qartë, u kuptu loja. Partitë politike në Kosovë deshën me përdor familjen Jashari si zgjidhje të parë. Për mendimin tim, kjo është bërë pa respektin e duhur dhe, në një formë, përbën edhe fyerje, sepse e kanë përdorur politikisht për diçka që nuk ka qenë e nevojshme”, ka deklaruar Krasniqi.

Deklarata e plotë:

 

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT