E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/krasniqi-nuk-e-votojme-asnje-kandidat-per-kryetar-te-kuvendit-qe-ka-qene-pjese-e-qeverisjes-se-kaluar-1/Krasniqi: Nuk e votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka...

https://klankosova.tv/krasniqi-nuk-e-votojme-asnje-kandidat-per-kryetar-te-kuvendit-qe-ka-qene-pjese-e-qeverisjes-se-kaluar-1/Krasniqi: Nuk e votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar – Klan Kosova

Kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se po e mban vendin peng, e cila ndonëse ka dalë e para në zgjedhje, ka humbur legjitimitetin për të qeverisur.

Krasniqi, gjatë fjalimit të mbajtur në Konventën e Përgjithshme të partisë, ritheksoi se PDK nuk e voton asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar.

“Kemi qëndruar me dinjitet e konstruktivitet në këtë periudhë, duke e vendosur interesin qytetar dhe shtetëror mbi të gjitha. Kemi qenë të vendosur që të ndryshojmë kahjen e gabuar në të cilën e ka futur vendin Qeveria në ikje, përmes krijimit të Qeverisë së re me partitë e opozitës së kaluar, me Bedri Hamzën Kryeministër. Por, po aq me vendosmëri, e themi edhe sot: nuk do të votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar, sepse besojmë që Kosova nuk mund të ecë përpara me ata që e kthyen mbrapa.  Ne nuk jemi këtu për të ndihmuar riciklimin e kapitullit më të dështuar politik të shtetit tonë. Ne jemi këtu për të shkruar një kapitull të ri”, tha ai. / Klankosova.tv

The post Krasniqi: Nuk e votojmë asnjë kandidat për Kryetar të Kuvendit që ka qenë pjesë e qeverisjes së kaluar appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT