E diel, 29 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/krasniqi-nuk-duket-se-kurti-do-ta-nderroje-kandidaten-per-kryetare-te-kuvendit4/Krasniqi: Nuk duket se Kurti do ta ndërrojë kandidaten për kryetare të...

https://klankosova.tv/krasniqi-nuk-duket-se-kurti-do-ta-nderroje-kandidaten-per-kryetare-te-kuvendit4/Krasniqi: Nuk duket se Kurti do ta ndërrojë kandidaten për kryetare të Kuvendit – Klan Kosova

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se gjatë tërë periudhës prej kur nuk është duke u bërë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ky subjekt politk është sjellur me përgjegjësi të lartë dhe me konstruktivitet.

Në një konferencë për media pas takimit që pati me liderët politikë të tjerë, Krasniqi tha se nuk duket se Kurti do të ndërrojë kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun.

“Përkundër që gjatë kësaj kohe PDK-ja është sjellë me përgjegjësi të lartë, me konstruktivitet duke i dhënë prioritet absolut gjetjes së një zgjidhje, duke qenë në secilin takim, dhe në çdo iniciativë të mundshme deri tash, e duke i pasë edhe vet disa prej tyre edhe si vet iniciativa të tona, dhe duke shkuar përtej asaj që ky aktgjykim i fundit e kërkon, përgjegjësi dhe konstruktivitet”.

“Megjithatë, duket se ne vet nuk do të rrimë që me e bind Z.Kurtin që me u tërheq prej bllokadës që na ka bllokuar. Ne i kërkuam shumë qartë që nesër të mos vazhdojmë me arbitraritetin e deritanishëm që në 20 e disa seanca e fundit me kërkesën për Komisionin i cili është tani edhe jo kushtetues, por ta kthejmë në pikën që ku ka qenë votimi i hapur. Ata dinë ofertën që ua kemi dhënë nga fillimi, këdo prej atyre që nuk ka qenë ministra apo ministre të ish-Qeverisë Kurti edhe mund ta votojmë. Por është çështje e tyre a duan të vendosin dikë tjetër në votim apo Z. Haxhiun, duket se kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv

 

The post Krasniqi: Nuk duket se Kurti do ta ndërrojë kandidaten për kryetare të Kuvendit appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT