Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, vizitoi Prekazin dhe theksoi rëndësinë historike të këtij vendi si vendi ku nisi “zjarri i shpresës” për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Krasniqi kujtoi me nderim të thellë sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të çdo dëshmori që dha jetën për lirinë e vendit.
Ai gjithashtu shprehu shpresën që ky përvjetor të jetë i fundit pa praninë e ish-krerëve të UÇK-së që mbahen në paraburgim në Hagë, duke përmendur emrat e tyre dhe duke theksuar drejtësinë e luftës së tyre.
“Sot dhe asnjëherë tjetër, ne nuk harrojmë as miqtë tanë ndërkombëtarë në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, të cilët qëndruan përkrah nesh në momentet më vendimtare të historisë sonë. Përjetësisht mirënjohës për mbështetjen! Këtë përvjetor, me shpresën e thellë se do të jetë i fundit që e shënojmë pa ta, e urojmë me zemër për çlirimtarët tanë që padrejtësisht po mbahen në Hagë: Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, Deputetin Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre. Lufta e tyre ishte e drejtë dhe e pastër, sepse ishte lufta dhe përpjekja e një populli të tërë, që për shumë breza sakrifikoi për liri”, tha Krasniqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!