Krasniqi në natën hapëse të PriFest: Është një nga festivalet që e vendos Prishtinën në hartën e botës

Krasniqi në natën hapëse të PriFest: Është një nga festivalet që e vendos Prishtinën në hartën e botës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka qenë në natën hapëse të festivalit PriFest.

Edhe ky edicion i 17-të mblodhi filma nga Ballkani, Evropa dhe mbarë bota, një ndërlidhje e fuqishme mes kulturës dhe artit gjithandej.


I njëjti solli disa pamje nga kjo natë magjike, ku shfaqej mes aktorëve të njohur shqiptarë.

Krasniqi thekson se ky festival e ka vendosur Prishtinën në hartën e botës dhe se po vazhdon me përkushtim të madh.

Postimi i plotë i Krasniqit (pa ndërhyrje):

“PriFest është një nga festivalet që e vendos Prishtinën në hartën e botës.

I nisur nga Vjosa dhe Fatosi, e që po vazhdon me përkushtim të madh, edhe për dashurinë e veçantë ndaj Vjosës, e cila nuk është më mes nesh.

Jam i lumtur që kam pasur mundësinë që ta mbështes këtë festival që në edicionet e hershme, për ta parë sot të rritur e të kthyer në një festë të madhe kulturore të kryeqytetit tonë.

Urime organizatorëve, aktorëve dhe të gjithë pjesëmarrësve të festivalit”. /Telegrafi/