Krasniqi: Me sy e me zemër sot në Hagë, Kosova nuk i harron bijtë e saj

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, nuk ishte fizikisht i pranishëm në protestën e mbajtur sot në Hagë, por përmes një postimi në Facebook, shprehu mbështetje të fuqishme për ngjarjen dhe për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Ai vlerësoi mobilizimin e mijëra qytetarëve nga Kosova dhe diaspora, të cilët u mblodhën pranë Gjykatës Speciale për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur vlerat e luftës së UÇK-së.

“Me sy e me zemër sot në Hagë, ku me mijëra qytetarë e bashkatdhetarë, nga çdo cep i atdheut dhe i botës, u ngritën si një trup i vetëm për të protestuar për drejtësi. Për të mbrojtur çlirimtarët tanë dhe luftën tonë të shenjtë për liri. Kosova nuk i harron bijtë e saj”, ka shkruar Krasniqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/