Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dalë në mbështetje te protestës së radhës kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale, e cila do të mbahet më 17 tetor në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi thotë se shqiptarët janë çuar në këmbë për drejtësi, ku shton se kjo protestë le të jetë thirrja e gjithë shqiptarëve për të mbrojtur historinë, dinjitetin dhe luftën për liri, transmeton Klankosova.tv.
“Nga Tirana në Prishtinë, nga Shkupi në Ulqin, nga Presheva deri në diasporë, një zë, një qëndrim, një kauzë: Drejtësi për çlirimtarët tanë!”, ka shkruar ndër të tjera i pari i PDK-së.
“Shqiptarët në këmbë për drejtësi! Më 17 tetor, ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” të Tiranës, protestë gjithëkombëtare në mbrojtje të çlirimtarëve tanë që po mbahen në Hagë. Le të jetë kjo protestë thirrja e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, për të mbrojtur historinë, dinjitetin dhe luftën tonë për liri”.
The post Krasniqi mbështet protestën në Tiranë: Një zë, një kauzë – drejtësi për çlirimtarët appeared first on Klan Kosova.