Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se me gjasë partia e saj ka pasur oferta në Lëvizja Vetëvendosje për të hyrë në qeveri.
Por sipas Krasniqit, është kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ai që s’ka lejuar që të hyhet në këto diskutime.
“Me gjasë ka pasur edhe oferta për qeveri, por Limaj s’e ka lejuar që të hyhet në diskutim edhe më tutje, sepse në fillim e kemi pasur të qartë në pozicionin tonë”, tha Krasniqi në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, ajo u shpreh se gjatë masës së vendosur nga Gjykata Kushtetuese që deri më 8 gusht deputetët s’mund të bëjnë asnjë hap drejt konstituimit të kuvendit, kjo pauzë do të duhej të shfrytëzohej për takime.
“Do të duhej që kjo pauzë të shfrytëzohej për takime. Nuk kam informacione nëse prej masës së vendosur nga Kushtetuesja që ka pasur ndonjë takim rishtas”.
“Ne e kemi dhënë maksimumin duke e kërkuar minimumin. Nisma e ka dhënë maksimumin duke e kërkuar minimumin. Minimumi i asaj që e kemi kërkuar që Fatmir Limaj të jetë kryetar i kuvendit”, tha ajo.
The post Krasniqi: Limaj s’ka lejuar që të hyhet në temat për qeveri appeared first on Klan Kosova.