Ballkani është në agjendën e Aleancës Veriatlantike.
Këtë e ka konfirmuar në Ministerialin e NATO-s sekretari Mark Rutte.
Shefi i organizatës më të fuqishme ushtarake në botë, injoroi deklarimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili para pak ditësh kishte thënë se mund të ketë luftë.
Por, sipas gazetarit Vullnet Krasniqi, sipas veprimeve të fundit të NATO-s gjendja në terren nuk duket të jetë edhe aq e mirë.
Ai u bazua në faktin e rikthimit të komandantit të KFOR-it Ozkan Ulutash, i cili kishte qenë në krye të forcave paqëruajtëse ndërkombëtare në Kosovë kur ndodhi sulmi i Banjskës.
Krasniqi foli rreth personalitetit të Ulutashit, për të cilin tha se është i specializuar në luftën anti-tanke.
“E ka një histori. E ka kryer akademinë në Kinë, ka marrë pjesë në ushtrimet më të njohura të NATO-s. Është një nga gjeneralët më të vlerësuar të NATO-s”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Gazetari u shpreh se ky veprim i NATO-s flet për rritjen e vigjilencës dhe se një gjë e tillë (Banjska) mund të ndodh sërish.
The post Krasniqi: Kthimi i Ulutashit në krye të KFOR-it, tregon për rritjen e vigjilencës nga NATO (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.