Deputetja e betuar nga Nisma, Arbëreshë Krasniqi, i ka quajtur të ngutura dhe gabim deklaratat e deputetit Valon Hoti ka thënë që Fatmir Limaj nuk do t’i ketë votat e LVV-së për kryeparlamentar.
“Ai është njëri prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mendimi im është që ka gabuar me një deklaratë të tillë sepse diskutimet janë në mes të liderëve dhe ata janë në negociata për t’i dhënë marrëveshje kësaj situate”, ka thënë Krasniqi në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Ky është një inteferim joserioz ndoshta ma shumë nëse mundem me e thënë”.
“Sigurisht për mua dhe për mendimin tim, edhe i ngutshëm edhe i gabuar sepse sepse nuk mundet Lëvizja Vetëvendosje, në këtë situatë që është krijuar në Kosovë, që ta ketë as kryeparlamentarin e rrjedhimisht nuk mund ta ketë as kryeministrin”.
The post Krasniqi ia kthen Hotit që tha se Limaj nuk do të votohet: Gaboi dhe u ngut me një deklaratë të tillë appeared first on Klan Kosova.