Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur i qartë pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku sot për herë të parë u dha edhe një propozim tjetër.
Pasi VV-ja propozoi edhe Donika Gërvallen e cila nuk i mori votat, Krasniqi tha se PDK-ja e voton veç një kandidat të pranueshëm nga radhët e partisë së parë që nuk ka qenë pjesë e qeverisë së Kurtit, njofton Klankosova.tv.
“Ne erdhëm sot me shpresën që VV-ja do të rezonojë arsyeshëm dhe do të propozojë një kandidat që merr vota dhe të ecim tutje në krijimin e institucioneve. Megjithatë ju e patë që ata dolën me dy propozime, ndryshe nga herët e kaluara”.
“Nuk e di me çfarë logjike apo me çfarë dispozite e mbylli Avni Dehari seancën, kanë mundur edhe të tjerët t’i propozojnë sot, por së paku mund të themi që kemi një rikthim te pika ku kemi qenë e nga e cila nuk është dashur të largohemi asnjëherë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
The post Krasniqi i qartë: PDK voton një kandidat të VV-së që s’ka qenë pjesë e qeverisë së Kurtit appeared first on Klan Kosova.