Gjatë ditëve të fundit, u spekulua në opinionin publik se një nga anëtarët e familjes heroike Jashari, do të jetë kandidat për president të Kosovës.
Dje, Murati dhe Bekimi, e mohuan një gjë të tillë.
E kjo ishte një nga çështjet që u diskutuan në Edicionin Special në Klan Kosova me anëtarin e AAK-së, Dardan Krasniqin.
Krasniqi u shpreh se familja Jashari nuk është kapital politik, por luftëtar.
“Ka qenë akti i familjes Jashari që na ka bërë neve si të rinj që ta kryejmë detyrën tonë në raport me luftën.
Ai u shpreh se deklarimi i djeshëm i Murat Jasharit, ishte siç tha ai “një leksion të madh moral e politik, në shumë dimensione”.


