Gazetari Vullnet Krasniqi, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, pas vizitës së tij në Prekaz, e ka të qartë punën e presidentit.
Në emisionin “Kosova Today”, Krasniqi tha se Kurti ua bëri të ditur si PDK-së, ashtu edhe LDK-së se zgjidhja është te familja Jashari, transmeton Klankosova.tv.
“Problemin e shoh te vizita te Jasharët, ku Kurti shkoi t’i takonte para se t’i takonte partitë opozitare. Mendoj që atë takim e ka bërë në formë presioni, dhe dy anë, në njërën anë ka dalë si një politikan që e respekton një familje, siç është familja Jashari, paraprakisht me bë një zgjidhje kur kërkohet uniteti. Por me taku familjen Jashari prej të cilës po pretendon me bë një president të ri nëse Vjosa nuk është, e pastaj me shku tek dy partitë opozitare dhe me fol me ta. Për çka? Arsyeja e vizitës që ka qenë para se t’i takonte dy liderët e tjerë, ka qenë për me iu tregu që kjo është zgjidhja, nuk keni ku me ikë”, tha ai në Klan Kosova.
Ai shtoi se familja Jashari është e shenjtë, dhe sipas tij, ajo duhet të ‘përdoret’ vetëm kur shteti ka me të vërtetë nevojë për ta, e jo siç tha ai, për lojëra politike.


