Krasniqi: Besoj se jo më larg se në dhjetor do të votojmë edhe për zgjedhjet parlamentare

Krasniqi: Besoj se jo më larg se në dhjetor do të votojmë edhe për zgjedhjet parlamentare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ushtruar sot të drejtën e votës, duke votuar në zgjedhjet lokale.

Krasniqi theksoi se votuan jo vetëm për të kryer obligimin qytetar dhe për të vënë drejtimin që besojnë se meriton Prishtina.


“I ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin të votojnë masivisht për të vënë drejtimin qyteteve dhe komunave ku jetojnë sepse katër vite janë shumë dhe verdikti i tyre duhet të jetë që vendos për të ardhmen e tyre”, tha ai, raporton Telegrafi.

Tutje, kryetari i PDK-së tha se sot duhet jetë një ditë feste për qytetarët e Kosovës dhe një proces zgjedhor shembullor.

“Besoj dhe shpresoj që do të votojmë jo më larg se në dhjetor edhe në zgjedhjet parlamentare”, u shpreh tutje Krasniqi. /Telegrafi/