Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i quajtur ato një plagë të thellë për botën demokratike, raporton Gazeta Sinjali.
Krasniqi tha se 11 shtatori mbetet një plagë e thellë për botën demokratike dhe një datë që asnjëherë nuk do ta harrojmë.
“Si Kosovë, e dimë mirë çfarë do të thotë të rrezikohet liria, prandaj e çmojmë sakrificën, unitetin dhe forcën me të cilën SHBA, 24 vite më parë, iu përgjigj terrorit.”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se kjo ditë shënon edhe një moment për të riafirmuar vlerat që lidhin përgjithmonë Kosovën me SHBA-në.
“Sot, duke kujtuar viktimat dhe heronjtë e asaj dite, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të mbrojtur lirinë, paqen dhe demokracinë, vlera që na lidhin përjetësisht me miqtë dhe aleatët tanë amerikanë.”, është shprehur kreu i PDK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!