E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeKraki: Shpresoj që arrestimet e fundit të Speciales të ndihmojnë në mbylljen...

Kraki: Shpresoj që arrestimet e fundit të Speciales të ndihmojnë në mbylljen e proceseve që po zhvillohen atje (VIDEO)

Analisti politik, Nezir Kraki, ka folur për arrestimet e fundit që u bënë nga Gjykata Speciale e Hagës, pra bëhet fjalë për arrestimet e Fadil Fazliut, Isni Kilaj dhe Bashkim Smakaj.

Në emisionin Kosova Today, ai ka thënë se në shikim të parë është pak e frikshme shtrirja dhe përmasat që ka marrë Specialja.

Ndërsa tjetër, ai shton se ndoshta arrestimet e fundit mund të përshpejtojnë përfundimin e proceseve të tjera gjyqësore që po zhvillohen për vite në Hagë.

“Nga ana tjetër dua të shpresoj se kjo është shenjë e një ngutie apo e një qëllimi që dosjet apo rastet që janë në gjykim atje të mbyllen sa më shpejt, kur zakonisht në procedura komplekse gjyqësore kur zgjerohet rrethi i dëshmitarëve i bie se autoritetet dhe gjykatat kërkojnë verifikimin e provave që i kanë pasë në shqyrtim dhe duan të konfrontohen provat me prova apo dëshmitë me dëshmi”.

“Sipas meje, natyrisht kjo është shpresa ime, mund të jetë shenjë pozitive se ata ndoshta janë duke dashtë t’i mbyllin disa prej dosjeve që janë në gjykim dhe tashmë janë hapur prej vitesh. Kështu që shumë keq për personat që janë përfshirë, por nëse ka nevojë që të dërgohen atje të sillet një dëshmi tjetër, një fakt tjetër një prove tjetër atëherë, nuk besoj se gjykata ka mision veç me çdo kusht dhe mjet ta kërkojë vetëm fajësinë”, ka thënë Kraki.

Kraki, ndër tjera, ka pohuar se proceset gjyqësore në Hagë janë shumë të zgjatura, sipas tij, nuk do të kishte më shumë kuptim nëse këto procese sërish do të zgjateshin edhe më shimë në mbledhje të provave, apo verifikimit apo edhe kundërshtimit të ndonjë dëshmie. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT